Sociale Më shumë

Borxhi për energji 170 milion euro

Prej tvteuta09:49, 23 Nëntor 2017

Borxhi i përgjithshëm për energji elektrike në Mal të Zi është 170,8 milion euro, nga i cili familjet detyrohen 124 milion kurse i kompanitë 46 milion, njoftohet nga Elektroekonomia e Malit të Zi. Për këtë arsye kompania prej fillimit të vitit ka inicuar  mbi 8 mijë urdhra përmbaruese, me vlerë 6.8 milion euro. Nga kjo kompani thonë se borxhi i përgjithshëm është në ulje falë masave që janë duke u marrë në këtë drejtim.

Përdoruesit tani duhet të paguajnë faturën brenda 8 ditëve nga dita që e marrin dhe nëse kjo nuk ndodh u niset paralajmërim, për të cilin duhet të deklarohen në të njëjtin afat. Pas kësaj kompania ka të drejtë nisjen e procedurës për shkyçjen nga rrjeti.

  • 1

    Radio