Politikë Më shumë

BORXHET E KOMUNËS KANË MOSHË 25 VJEÇARE

Prej tvteuta09:44, 23 Korrik 2015

Këshilltari I URA-s, Dritan Abazoviq, duke polemizuar me kolegun e tij nga Unioni Demokratik I Shqiptarëve, Mehmet Zenka lidhur me borxhet që ka Komuna e Ulqinit,tha se sigurisht se garnituara aktuale udhëhqëse e Komunës së Ulqinit duhet të bëjë të pamundurën për të stabilizuar gjendjen e buxhetit.Por, shtoi Dritani, borxhet janë trashëguar tash 25 vjet.Natyrisht se jemi të detyruar që të marrim kredi.Gjendja në Ujësjellës-Kanalizim është brengosëse, duhet stabilizuar gjendjen atje për shkak të numrit të madh të të punësuave, dikush mbase do të duhet të shkojë në shtëpi.Por, thekson ai, duhet pensionuar të gjithë ata që I plotësojnë kushtet për të hapur vendet të reja të punës apo për të shkarkuar gjendjen e mbipopullimit të të punësuarve në administratën lokale dhe ndërmarrjet publike.

  • 1

    Radio