Aktuale Më shumë

Borrell: Kemi një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Prej tvteuta07:55, 19 Mars 2023

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, përmes një konference për media nga Ohri bëri publike përfundimet e arritura në takimin mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë.
Borrell, tha se Kosova dhe Serbia kanë arritur dakordësi për implementimin e aneksit të marrëveshjes për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre. Ai u shpreh se palët janë plotësisht të angazhuara për të respektuar të gjitha nenet e marrëveshjes dhe për të zbatuar detyrimet e tyre të ndërsjella në mënyrë të shpejtë dhe me besim të mirë.
Borrell tha po ashtu se Bashkimi Europian do të kërkojë me forcë nga të dyja vendet që të përmbushin detyrimet dhe se mospërmbushja e tyre do të ketë pasoja.
Zyrtari europian tha se palët u pajtuan që të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes së 27 Shkurtit.

  • 1

    Radio