Aktuale Më shumë

Borel me Spajiq: Mezi presim të përshpejtojmë rrugën evropiane të Malit të Zi

Prej tvteuta14:26, 30 Janar 2024

Mezi presim të punojmë së bashku në rrugën e Malit të Zi, drejt një të ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian, tha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borej, në takimin me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq.

Siç njofton Qeveria, Spajiq dhe Borel janë takuar në margjinat e Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel.

Borel përshëndeti përpjekjet e jashtëzakonshme të Qeverisë së 44-të për të intensifikuar procesin e negociatave.

Ai theksoi dinamikën e zbatimit të reformave, veçanërisht në fushat që lidhen me kapitujt 23 dhe 24, përmes përfundimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjes së anëtarëve të munguar të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorisë Themelore të shtetit, që bëri një hap të madh drejt përmbushjes së përkohshme të standardeve për ata kapituj.

“Ne vlerësojmë përpjekjet për reforma dhe ju inkurajojmë që të përfitoni nga mundësia që është krijuar tani. Mezi presim të punojmë së bashku në rrugën e Malit të Zi, drejt një të ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian”, tha Borel.

Në takim, siç është paralajmëruar, është diskutuar për politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, dhe Borel vlerësoi përputhshmërinë e plotë të Malit të Zi në këto çështje, gjë që, siç theksoi, tregon një përkushtim strategjik ndaj BE-së.

Biseda theksoi vazhdimin e kontributit cilësor të Malit të Zi në misionet dhe operacionet e BE-së kushtuar sigurisë dhe mbrojtjes së përbashkët.

Gjatë takimit u konstatua rreziku i shtuar i sulmeve kibernetike për shkak të situatës aktuale gjeopolitike, ndaj u ra dakord për mbështetjen e BE-së për të rritur aftësinë aktuale operacionale të Malit të Zi për të zbuluar, parandaluar dhe zmbrapsur sulmet ndaj infrastrukturës dhe sistemeve të tij dixhitale.

  • 1

    Radio