Aktuale Më shumë

Borel dhe Varheli sot në Mal të Zi

Prej tvteuta09:33, 14 Korrik 2022

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Jozep Borel do të qëndrojnë sot dhe nesër në Mal të Zi, ku do të kryesojë Këshillin për Stabilizim dhe Asociim të BE-së dhe Malit të Zi. Pas Këshillit, përfaqësuesi i lartë Borel, kryeministri Abazoviq dhe komisioneri Varheli do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Vizita do të jetë një mundësi për të rishikuar marrëdhëniet dypalëshe midis BE-së dhe Malit të Zi në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit në Mal të Zi dhe Ballkanin Perëndimor”, është bërë e ditur nga Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme.

  • 1

    Radio