Bordi kryesor i Lëvizjes Evropa Tani vendosë se si do të marrë pjesë në zgjedhjet në Podgoricë
Prej tvteuta11:32, 27 Gusht 2024
Bordi kryesor i Lëvizjes Evropa Tani do të vendosë sonte se si do të marrë pjesë në zgjedhjet në Podgoricë, ka konfirmuar për Portalin e RTMZ nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Evropa Tani Boris Pejoviq.
“Do të kemi një seancë të Asamblesë së Përgjithshme ku do të diskutohet për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale”, na tha Pejoviq.
Ai po ashtu ka konfirmuar se në ditët në vijim do të ketë seancë të bordit vendor.
Kujtojmë se kryetari i Komitetit të Podgoricës të Lëvizjes Evropa Tani, ministri Sasha Mujoviq, më herët për Portalin e RTMZ ka njoftuar se ky subjekt politik ka negociuar me Malin e Zi Demokratik, por se nuk është marrë një vendim përfundimtar.