Bora në plazh tërheq të apasionuarit pas skijimit (foto)
Prej tvteuta12 January 2017
Bora në Ulqin është atraksion i rrallë prandaj ato që janë të apasionuar pas skjimit shfrytëzojnë çdo moment që u mundëson të ushtrojnë këtë aktivitet të pazakontë për Ulqinin. Nga shoqata e skijimit kanë ardhur në një ide interesante; të shfrytëzpjnë plazhin në vend të stazave malore. Antarët e kësaj shoqate sot në mëngjes kanë dalë në Plazh të Madh dhe në mënyrë të veçantë e kanë shfrytëzuar borën që ka mbuluar rërën. Rrok Lulgjuraj thotë se interesimi për skijim në Ulqin është gjithnjë e në rritje, çka e tregon edhe numri i nxënësve në shkollën e skijimit që ato organizojnë çdo vit. Ai shton se bora në Ulqin është diçka e rrallë, por edhe dukuri mjaft e shëndetëshme. Kadri Sinani nga ana e tij shton se vitet e fundit edhe numri i familjeve që shkojnë për pushime dimërore është në rritje, çka ka ndikuar edhe në popullarizimin e skijimit në përgjithësi. Pasi bora në Ulqin zakonisht është e rrallë dhe zgjatë shumë shkurt, prezenca e saj duhet shfrytëzuar sa më mirë dhe me ide sa më origjinale.