Sociale Më shumë

Bora deri në 50cm. Shumë fshatra janë të bllokuar

Prej tvteuta5 January 2017

Në komunat veriore të Mojkovacit dhe Bijello Poljes trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 cm, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim, kurse disa fshatra janë bllokuar plotësisht. Furnizimi me energji elektrike deri tani njoftohet të jetë i rregullt, thuhet nga Sistemi i shpërndarjes në këto zona. Qarkullimi në qendrat e mëdha vazhdon pa ndërprerje pasi komunat po përdorin mjetet e veta për pastrimin e dëborës, kurse fshatrat vazhdojnë të jenë të izoluar. Megjithatë vendasit po tentojnë  me forcat e veta të zhbllokojnë rrugët që çojnë nëpër fshatra.