Sociale Më shumë

Boljeviq është shpallur në kërkim

Prej tvteuta28 March 2017

Prokuroria Speciale ka dhënë urdhër për marrjen në pyetje të Isat Boljeviq, kryetarin e bordit drejtues të Kombinatit të Ri të Duhanit në Podgoricë, për të dhënë sqarime në lidhje sekuestrimin e cigareve nga depot në Tuz, të cilat sipas vlerësimeve kanë vlerë rreth 4 milionë euro. Policia për momentin është në kërkim vetëm të Boljeviq, por dyshohet se në kontrabandimin e cigareve janë të përfshirë edhe persona të tjerë. Sipas infomacioneve paraprake, Boljeviq nuk është gjetur në adresat e kërkuara në Podgoricë dhe Tivar, dhe dyshohet se është arratisur nga vendi.