Bllokohet xhirollogaria e NP ”Ujësjellës kanalizime”, kërcënohet furnizimi i rregullt me ujë gjatë sezonit turistik
Prej tvteuta6 June 2017
Nga data 1 qershor xhirollogaria e ndërmarrjes publike “Ujësjellës kanalizime” është e bllokuar për shkak të borxhit që kjo ndërmarrje ka ndaj Ujësjellësit rajonal “Ndërmarrja jonë ka një borxh prej 120 mijë euro dhe ky bllokim ç’rregullon ritmin e punëve në përgatitjet e sezonit turistik,si dhe sjellë pasoja tjera plotësuese sidomos në dinamikën e shpenzimeve mujore të rrymës me të cilët kemi të nënshkruar marrëveshjen. Bllokimi nga ana e “Ujësjellësit Rajonal “mund të nxitë edhe një tjetër bllokim nga ana e Elektroekonomisë,sepse nuk mund të përcillet dinamika e pagesës së rrymës” i tha televizionit Teuta drejtori i Ndërmarrjes Publike ”Ujësjellës kanalizime” Fehim Avdiu. Sipas fjalëve të drejtorit Avdiu ,nëse situata nuk përmirsohet ,mund të vihet në pikëpyetje furnizimi i rregullt me ujë gjatë sezonit veror.