Politikë Më shumë

Bllok i ri me orientim qytetar në Mal të Zi?

Prej tvteuta15:40, 13 Nëntor 2017

Në Mal të Zi ekziston nevoja e formimit të një blloku të ri me orientim qytetar , i cili do të punonte në sigurimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, pa keqpërdorim të resurseve shtetërore dhe korrupsionit politik, kanë deklaruar nga Iniciativa qytetare “Për ne”. Iniciator i kësaj ideje është profesori Gjorgje Bllazhiq, i cili thotë se grupet e interesit , si në pozitë ashtu edhe në opozitë, nuk janë në gjendje të realizojnë një dialog cilësor i cili do të rezultonte me zgjedhje të lira dhe të drejta.

“Për këtë arsye ekziston nevoja që të formohet një bllok i gjërë qytetar i cili do ti lëvizte gjërat nga vendi. Me thirrjen që do të dërgojmë së shpejti dëshirojmë të mbledhim të gjithë individët intelektual që nuk janë aktiv në sferën e politikës.”, tha Bllazhiq, duke shtuar se pas 27 vitesh nuk kanë të drejtë të qëndrojnë apatik dhe rrezikojnë që të humbin edhe gjenerata të tjera.

  • 1

    Radio