Aktuale Më shumë

Bllazhiq: Propozimi verbal i mandatarit, politikisht i papërgjegjshëm 

Prej tvteuta12:01, 21 Shtator 2022

Profesori Gjorgjie Bllazhiq,  thotë se është jashtëzakonisht joserioze dhe politikisht e papërgjegjshme që Presidentit të Shtetit, ti propozohet verbalisht  kandidati për kryeministër pa paraqitur nënshkrimet e shumicës, por edhe për faktin se ata nuk iu përgjigjën konsultimeve dhe dhënies së argumenteve të mjaftueshme për ta bindur atë për kandidaturën.
Bllazhiq kujton se Kushtetuta përcakton që Presidenti mund t’i japë mandatit ekskluzivisht pas shpërndarjes së Asamblesë brenda 30 ditëve.
Çdo mandat tjetër, sipas tij, është antikushtetues dhe  kjo është një arsye tjetër pse mandati i kuvendit duhet të shkurtohet dhe të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

  • 1

    Radio