Aktuale Më shumë

Blendi Fevziu: “Jam i impresionuar nga aftësija e qytetarëve të Ulqinit për të ruajtur gjuhën dhe traditat e tyre shqiptare”

Prej tvteuta14:30, 23 Nëntor 2022

Nën organizimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Librarisë “Ulqini” u zhvillua takim i hapur me gazetarin e mirënjohur nga Shqipëria Blendi Fevziu.

Kontributi i Fevziut në fushën e medias është i madh.

Përmes emisioneve dhe reportazheve të sjella për historinë e Ulqinit në emisionin e tij “Opinion” , ka bërë që Ulqini të vijë më afër në shtëpitë e çdo shqiptari.

Këtë vizit përveç se me biseda dhe takime joformale edhe me politikanë dhe personalitete të tjera të komunës së Ulqinit, Fevziu e filloj me një takim në shkollë. Konkretiksht u zhvillua një takim miqësorë me pyetje të drejtuara nga nxënësit e Gjimnazit Publik Vëllazërim Bashkim.

Fevziu për Televizionin Teuta u shpreh se kjo nuk është hera e parë që takohet me të rinjtë nga komuna e Ulqinit, por është hera e parë që një takim i till ndodhë brenda ambienteve të shkollës.

“Kënaqësinë e shpreh besojë prezenca ime. Kam thënë po që në momentin e parë që kam pasur ftesën. Nuk është hera e parë që vi për tu takuar me nxënës të shkollave në Ulqin, por nuk kisha qënë në shkollë brënda. Jam takuar me të rinjë nga Ulqini edhe gjatë vizitës së fundit që kam pasur këtu. Është një nga kënaqësitë e mëdha të vizitës në Ulqin. Ka qënë nga qytetet e para tej kujfijve të Shipërisë që kam vizituar sapo kufijtë e Shqipërisë janë hapur. Kam një njohje shumë të mirë të historisë së Ulqinit që është magjepsëse. Nga të gjitha trojet shqiptare ka një nga historitë më interesante, dhe mbi të gjitha kam qënë gjithë jetën time i impresionuar nga aftësija e qytetarëve të Ulqinit për të ruajtur gjuhën dhe traditat e tyre shqiptare edhe pse ka qënë qyteti i parë që është shkëputur nga trungu Shqiptarë”, u shpreh Fevziu për Televizionin Teuta.

Takimi u zhvendos në ambientet e Librarisë “Ulqini”, ku në një takim të hapur u fol për historinë e Shqipërisë, kulturën, e shumë çka tjetër.

Në pyetjen se si e gjenë Ulqinin nga vizita e fundit, Fevziu u shpreh:

“Me aqë sa kam qenë unë nga vizita e fundit nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Shoh një dëshirë më të madhe të personave që unë kam takuar për ta bërë Ulqinin gjithmonë e më shumë një qendër të rëndësishme turistike dhe mbi të gjitha për të thithur jo vetëm turizmin e shqiptarëve të Kosovls por edhe shqiptarëve të Shqipërisë.

Ajo që është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë është të risjellim në vëmendje historinë, traditën dhe sidomos raportet që Ulqini ka me Shqipërinë që vlejnë po kaqë shumë sa ofertat turistike në vetëvete për të thithur turistë shqiptarë”.

Sa është duke bërë qeveria e Shqipërisë për shqiptarët në Mal të Zi?

“Nuk është duke bërë ndoshta aq sa duhet të bënte por bënë shumë më tepër se sa bëhej dhjetë apo tridhjetë vjetë përpara, sepse më përapa se aq pothuajshe nuk ekzistone, por është një gjë që prap është e pamjaftueshme dhe ka nevojë të shtohet. Për tu shtuar kjo gjë ka nevojë të shihemi më shumë, të kontaktojmë më shumë dhe të jemi më pranë njeri tjetrit, kjo është kryesorja”, përfundo në deklaratën e tij për Televizionin Teuta, gazetari Blendi Fevziu.

  • 1

    Radio