Aktuale Më shumë

Blegtoria në Anë të Malit në rënie dhe pa ndihmë nga qeveria lokale

Prej tvteuta19:10, 17 Janar 2023

Në Ulqin, Anë të Malit e Krajë ka më pak dhi, dele dhe lopë. Braktisja e fshatrave ka sjellë rënien e numrit të blegtorisë.

Pakësimi i numrit të fermerëve në fshat në zonat rurale ka bërë që të bjerë dhe numri i blegtorisë në vend. Arsyeja e dytë është falimentimi i komplekseve blegtoriale dhe kjo ka ardhur për shkak të kostove të larta të prodhimit vendas. Pjesën më të madhe të kësaj kostoje e zë ushqimi i cili në masën 80% vjen nga importi. Kjo ka bërë që të rriten dhe kostot e qumështi dhe kështu mungojnë në tregun vendas.

Në rubriken e sotme kemi vendosur t’ju informojm me shumë rreth fermes së familjes Astafa të cilët edhe duke u ballafaquar çdo ditë me vështirsi të ndryshme po e mbajn ende gjallë blegtorin në vendin tonë.

Farmeret lokal dhe produktet e tyre blegtorale, të zhvilluara në një mjedis të shëndoshtë është një nga karakteristikat themelore të zhvillimit të qëndrueshem njerëzor.

Nga krizat e ndryshme vitet e fundit reflektuam se vendorja është me e sigurta, por se sa kemi siguri në ushqimin i cili importohet dhe a jemi ne si vend të vetë- mbeshtetur, kjo mbetet për tu pa.

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30

  • 1

    Radio