BKA pjesëmarrëse në Anë të Malit, me përfaqsuesit e pushtetit lokal
Prej tvteuta24 February 2017
Sot kryetari i komunës Ulqinit z. Nazif Cungu së bashku me bashkëpuntorët e vet si: Nënkryetaret z. Met Gjoni dhe znj. Hadixhe Gjoni, Menaxheri i komunës Ulqinit z. Nazmir Sula, Sekretari për ekonomi z. Milazim Mustafa si dhe Sekretari për veprimtari komunale dhe mbrotje të mjedisit jetësor z. Mustaf Gorana, Drejtori i NP “Veprimtari Komunale” z. Skender Kaleziqi, Drejtori i Shtëpisë së Kulturës z. Astrit Salaj, disa këshilltar të kuvendit komunal dhe musafir të jetës politike dhe shoqërore që veprojnë në vendin tonë. Takimi i përbashket e filluan në zyhren e Bashëkisë Lokale të Katërkollës ku i mirëpriti kryetari z. Safet Taipi, mandej vazhduan në Bashkësinë Lokale Sukubinë takimin me kryetarin z. Dritan Kurti. Në cilësinë e kryetarit të BKA-së z. Kabil Kurti, por dhe si përfaqsus afarist nga kjo treve u bashkëgjitë takimit të përfaqsuesve lokal në vizitën që ato bëne sot në Anë të Malit me datë 23. 02.2017 gjegjësisht në Katërkollë dhe Sukubinë. BKA-ja si partner i bashkëpunimit për realizimin e projekteve të rendesishme për këtë treve po dhe për komunën e Ulqinit në përgjithsi. Z. Kurti kerkoj sqarim lidhur me projektet që ka komuna për këtë zonë dhe mundesi konkrete lidhur për realizimin e tyre. Lidhur me rrugen Sukubinë – Ulqin, gjegjësisht aksi i mbetur Krythë-ulqin të përfundohet sa ma shpejt po kërkoj konkret me nderhyrjen dhe mbikqyrjen e punimeve të këtij projekti të rendesishëm lidhur me punimet, të mos lihen anash siç është lërë vend parkingjet për autobusa për fëmijët që shkojnë në shkollë, të bëhet përmisimi i mundshëm në nderhyrjen për këtë pikë lidhur me aksin e përfunduar Sukubinë-Krythë. Qendra e Katërkollës të rregullohet të marrë formën e një qendreje, qoftë edhe pjesë-pjesë punimet, plani urbanistik për të gjithë zonën e Anës Malit, kërkoj për mundesinëe vënies në funksion të një info punkti ku turistet kalimtarë të informohen edhe me pikat turistike që ofron kjo zonë, si dhe për caktimin e një parcele të lihet për ndertimin e një qendre sportive. Ku menjeherë z. Cungu sqaroi se komuna ka marrë pjesë në hartimin e planin për aksin e rrugës Krythë- Ulqin dhe sdo të ketë lëshime, si dhe informoi se info punki shumë shpejt do të vihet në funksion në Anë të Malit saktësisht në Shtegvashë po dhe në Ulqin në Valdanos. Gjatë takimit Kryetari z. Cungu e filloi me shpalosen disa nga projekteve që priten të realizohen në Anë të Malit siç janë: si prioritet shprehen përfundimin e procesit të tenderizimit të rrugës Krythë- Ulqin, mundesitë për kreativit sportiv, gjetjen e hapsirës së përshtatshme për ndertimin e qendre sportive, rregullimin e qendres për kulturë në Anë të Malit, ku kryetari premtoj për realizimin e tyrë në një kohe sa më të shpejtë. Sot vlene të përmendet nënshkrimi i marreveshjes së akorduar në mes familje Salaj dhe komunës së Ulqinit ku toka e tyre të shfrytzohet për pazar të gjelbërt që shitësit të kend vendin e caktuar për shitjen e produkteve të tyre, ku kryetari z. Cungu dhe znj. Salaj nënshkruan marrveshjen lidhur me përdorim e tokës për pazarnë sherbim të gjithë banoreve të kësaj zone, ku do të mirëmbahet nga NP “Veprimtari Komunale”. Pas këtij takimi u vizitua edhe qendra për kulturë kino salla, ku pritet të bëhet një rinovim i sajë. Mandej, vazhduan në Bashkësinë Lokale të Sukubnës, për të parë nga afer punimet që po zhvillohen në shkollën fillore të Sukubinës. Ku ky investim bëhet me prioritet të përbashket në mes diasporës sonë në SHBA, Komunës e Ulqinit dhe të Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi. Në takim mori pjesë dhe drejtori i shkollës fillore “Bedri Elezaga” z. Qemal Bajri. Për realizimin e këtij projekti Kryetari z.Cungu vlersoi për realizimin e këtij si mundesi që të mos largohen nga vendbanimet e tyre, po kërkoi që të merren masae nevojshme që të gjithë partnerët të kryjnë obligimet e veta që kanë marrë mbi sipër për përfundimin e sa më të shpejtë të shkollës, që vitin e ardhshën shkollor nxënësit të shkojnë në shkollen e re. Dhe për objektin e BL –Sukubinë që ka mbetur i pa përfunduar deri më tani, kryetari premtoi përkrahjen e nevojshme për përfundimin e rekonstruktimin e objektit që të vihet në funksion siç ka qënë më parë. JU FALEMINDERIT !