Sociale Më shumë

BKA NDAU DHURATA PËR FËMIJËT

Prej tvteuta13:48, 20 Dhjetor 2017

Biznis Klub Ana e Malit ndau dhurata për fëmijët e kopështit “Dallëndyshja” dhe për fëmijët e qendrës “Ylber Shprese”. Antari i BKA Myslim Llolla u shpreh për Televizionin Teuta se ky është viti i dytë që BKA në prag të festave mundohet që sado pak ti gëzojë fëmijët e vegjël, me qellim që të gjithë së bashku të gëzohen dhe të argëtohen. “Urimi im është që të gjithë fëmijët të gëzojnë shëndet të plotë dhe tu plotësohet çdo dëshirë” ; tha Llolla. Fëmijët kishin përgatitur edhe një program argëtues me këngë e vjersha kushtuar festës së Vitit të Ri.

  • 1

    Radio