Sociale Më shumë

BKA dhe për vitin 2017 planifikon projekte të shumta

Prej tvteuta16:20, 10 Shkurt 2017

Biznis klub Ana e Malit është shoqatë e cila vepron që 5 vite në Anë të Malit. Qëllimi i tyre është të përkrahë, të organizoj dhe të zhvilloj këtë zonë në fusha të ndryshme siç janë: ekonomia, bujqësia, blegtoria, turizmi, kultura dhe sporti. Kjo shoqatë është e njohur për bashkëpunim të mirëfilltë si me shoqatat vendore ashtu dhe ata nga rajoni. Si për çdo vit, dhe në 2016 BKA-ja ka realizuar projektet e veta kyçe, por është munduar të përkrahë dhe idetë kreative me theks të veçant në zhvillimin e ekonomisë, kulturës dhe sportit.

Kryetari i kesaj shoqate Kabil Kurti thote se dhe për vitin 2017, Biznis klub Ana e Malit  ka një plan program të bujshëm të cilin presin ta realizojnë deri në fund të dhjetorit. “Dita e diasporës dhe Dita e shegës  janë dy projektet e njohura të kësaj shoqate që dhe në kyt vit do ti realizojmë, poashtu do të mundohemi të përshpejtojmë projektin për tregun e Katërkollës, mobilizimin e te rinjëve në sport, kulturë dhe art që mungon në këtë trevë, gjithashtu do të përkrahim dhe blegëtorët dhe bujqësit për tregun e tyre qoftë dhe jahtë shtetit, si dhe shumë projekte tjera” deklaron Kurti për televizionin Teuta. Ai gjithashtu shton që BKA-ja për këtë vit planifikon një tryezë të rrumbullakët me përfaqësuesit e partive politike të cilat veprojnë në komunën e Ulqinit mbi premtimet e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 2016.

  • 1

    Radio