Sociale Më shumë

BKA dhe “LAMIGA” ndanë dhurata për fëmijët e kopështit “Dallëndyshja”

Prej tvteuta29 December 2016

Biznis Klub Ana e Malit me mbështetjen e pronarëve të kompleksit “Lamiga” ndanë dhurata për fëmijët  e kopështit “Dallëndyshja”. Edukatorët e këtij kopështi i kishin përgatitur fëmijët me këngë e vjersha për ti falenderuar donatorët që i kujtuan në këtë periudhë festive. Kryetari i BKA-së Kabil Kurti për Televizionin Teuta u shpreh se BKA e realizoj këtë aktivitet me qellim që tu gjenden pranë fëmijëve të Anës së Malit dhe ti gëzojnë ata. Antari i BKA-së Mislim Llolla shtoj se do të vazhdojnë të ndajnë dhurata edhe për fëmijët e Qendrës ditore “Ylber shprese” në Katërkollë. Nga ana tjetër edukatoria e kopështit “Dallëndyshja” Fadile Avdiu shprehu falenderimet ndaj BKA-së dhe pronarëve të “LAMIGA”. Për të pranishmit u shtrua edhe një koktej.