Aktuale Më shumë

Bisedimet Ukrainë-Rusi pritet të rinisin sot

Prej tvteuta09:46, 14 Mars 2022

Një raund i 4 bisedimesh paqejeje mes Moskës dhe Kievit prit të nisë së shpejti dhe të zhvillohet përmes një video-konference ditën e sotme.  Lajmi u konfirmua nga Dmitry Peskov i Rusisë dhe Mykhailo Podolyak i Ukrainës vonë mbrëmë.

Raundet e mëparshme të bisedimeve janë zhvilluar pranë kufirit Bjellorusi dhe kanë përfunduar me shumë pak përparim drejt përfundimit të luftës. Megjithatë, Podolyak tha se duket se Rusia ka ndryshuar qëndrimin e saj.

Ai tha: “Rusia tani e percepton në mënyrë shumë më adekuate botën përreth saj.  Është shumë më e ndjeshme ndaj pozicionit të Ukrainës, e cila është dëshmuar në fushat e betejës, dhe në veprimet e Ukrainës në drejtim të mbrojtjes së interesave të saj.”

  • 1

    Radio