Rajoni/Bota Më shumë

Bisedimet Rusi-Ukrainë në Serbi!

Prej tvteuta15:49, 30 Mars 2022

Duke u nisur nga marrëdhëniet e ngushta me Rusinë, Serbia ka dalë të mërkurën garante negocimin e paqes mes Kievit dhe Moskës, duke kërkuar që bisedimet të vazhdojnë në Beograd.

Propozimi erdhi nga kryeparalamentari serb Ivica Daçiq, i cili i është drejtuar në një mesazh Rusisë dhe Ukrainës, duke kërkuar të negociojnë në Serbi me ndërmjetësimin e presidentit Aleksandër Vuçiq.

Kërkeda vjen pasi Rusia dhe Ukraina zhvilluan të martën një rund tjetër negociatash në Stamboll të Turqisë, me ndërmjetësimim e presidentit turk Recep Tayyip Edogan.

Duke folur në një intervistë për gazetën ruse Izvestia , Daçiq tha se përmendi kryediplomatin rus, Sergei Lavrov i cili, sipas tij, gjithashtu po e konsideron këtë mundësi.

Ai tha se Lavrov, së fundi në një bisedë me gazetarët serbë foli pozitivisht për këtë mundësinë e mbajtjes së bisedimeve në Beograd.

Lavrov ka thënë se sanksionet “janë përpjekje e Shteteve të Bashkuara për të imponuar hegjemoninë e tyre” në Ballkan, dhe ka shtuar se Perëndimi është duke tentuar “të izolojë Rusinë”, edhe në Ballkan, ku aleaten e vetme ka Serbinë.

Po ashtu, Daçiq ritheksoi edhe njëherë faktin se Serbia nuk do t’i vendos ësanksione Rusisë, edhe nëse kjo i kushton anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

  • 1

    Radio