Bisedimet për formimin e qeverisë. Spajiq: Nuk është folur për ndarjen e resorëve
Prej tvteuta18:03, 15 Gusht 2023
Mandatari për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Millojko Spajiq, mbajti sot dy takime me përfaqësuesit e partive politike, të cilët janë në lojë për të marrë pjesë në qeveri. Në ora 11.00 Spajiq u takua me përfqësuesit e subjekteve që në konsultimet me presidentin Millatoviq, i ofruan përkrahje të plotë, ndër të cilët edhe ato të pakicave.
Pas takimit Spajiq tha se parimet e Lëvizjes Evropa Tani (PES) për formimin e qeverisë së re janë të pranueshme për të gjithë pjesëmarrësit në takimin e sotëm , duke shtuar se nuk është diskutuar për ndarjen e resorëve apo kërkesa të veçanta.
“Filloi shumë më mirë se sa pritej. Nuk kemi kohë për të humbur, Bashkimi Evropian është përpara, na presin reforma të mëdha. BE-ja nuk mund të na shtyjë, ne duhet të punojmë shumë”, tha Spajiq. I pyetur për kërkesat e veçanta, Spajiq tha se atmosfera në takim ishte konstruktive. “Ka mirëkuptim se ka ardhur koha për një Mal të Zi të ri, pa ndarje, me qëllim dhe vizion të qartë”, theksoi ai. Sipas tij, formimi i qeverisë së re do të jetë më i shpejtë se afati ligjor, dhe se nuk dëshiron të spekullojë me data të caktuara.
Përveç përfaëqsuesve të subjekteve të pakicave, në takim ishin edhe ato të Demokratëve, Malit të Zi të Bashkuar , Civis dhe PSP-së.