“Biseda e brezave” e autorit Dimitrov Popoviq u përurua në Ulqin
Prej tvteuta16:38, 21 Dhjetor 2019
Në ambientet e Biblotekës së qytetit u mbajt përurimi i përmbledhjes me poezi “Biseda e brezave” të autorit Dimitrov Popoviq, i cili u organizua nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Biblioteka e Qytetit – Ulqin. Kjo është hera e parë që krijimtaria e tij prezantohet para lexuesit dhe artdashësve në Ulqin. Për veprën e utorit folën Izedina Axhoviq – Shkrijelj nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave , Ismet Kallaba kryetar i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ,poeti Argëzon Sulejmani, recenzenti Skender Temali , kritiku Qazim Muja, si dhe redaktori i librit Zuvdija Hoxhiq. Në fund autori i librit Dimitrov Popoviq, tregoi copëza historie nga jeta e tij, e ndër të tjera tha se kjo mbrëmje në Ulqin ishte më e bukura që ai ka përjetuar. Gjatë mbrëmjes u lexuan edhe poezi nga veprat e autorit.