Binjakëzohen komunat e Ulqinit, Pejës, Bujanocit dhe Tetovës
Prej tvteuta16:26, 18 Shkurt 2020
Ditën e 17 shkurtit, e cila ishte edhe 12 vjetori i Pavarsisë së Kosovës, në qytetin e Pejës është bërë binjakëzimit mes komunës së Pejës, Tetovës, Ulqinit dhe Bujanocit, me nënshkrimin e dokumentit për nismën e bashkëpunimit ndërkomunal. Dokumenti “Nisma për binjakëzim”, është nënshkruar nga kreu i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, nënkryetarja e Ulqinit Hadixhe Gjoni, si dhe Bekim Mehmeti, kryetar i Këshillit Komunal i Tetovës. Sipas kryesuesit të Kuvendit Komunal të Pejës, Islam Husaj, me këtë dokument është menduar që bashkëpunimi i deritashëm që ka ekzistuar mes këtyre komunave në fushën e kulturës dhe sportit, të ngrehet edhe në nivel institucional.