Kulturë Më shumë

Binjakëzimi në arsim mes Ulqinit dhe Gjermanisë

Prej tvteuta10:56, 16 Shtator 2015

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, nënkryetarja Zenepa Lika dhe shefi i kabinetit Met Gjoni pritën nxënësit e ardhur nga qyteti Freudenstadt të cilët shoqëroheshin nga mësuesit e tyre. Duke përshendetur binjakëzimin e dy qyteteve dhe këtë përvoje dhjetëvjeçare të shkëmbimit të nxënësve me shkollën e mesme të qytetit tonë kryetari Gjeka I uroj mirëseardhjen dhe u foli për Ulqinin, të kaluarën e tij,m onumentet kulturoro – artistike dhe turizmin si degë e rëndësishme ekonomike. Nxënësit e ndoqën me vëmendje bisedën. Ndërkohë falenderime për pritjen erdhën edhe nga mësuesit e gjuhës gjermane. Sipas tyre kjo traditë e bukur duhet të vazhdohet edhe në qytete të tjera të Gjermanisë. Ata tashmë janë mishëruar me Ulqinin për të cilën u shprehën se është shembulli I multikulturës.

  • 1

    Radio