Aktuale Më shumë

Bilçik: Zgjidhja e krizës përmes një shumice të qëndrueshme, ose zgjedhje të reja

Prej tvteuta18:41, 26 Janar 2022

Për të përparuar drejt BE-së, Mali i Zi ka nevojë për një shumicë parlamentare të besueshme dhe qëndrueshme, tha për Radio Malin e Zi, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vlladmir Bilçik. “Ka dy mënyra që Mali i Zi të kapërcejë krizën aktuale – të gjejë një shumicë të qartë, të qëndrueshme, pro-evropiane në parlament, mandati i së cilës so të përfundonte në vitin 2024, ose nëse kjo nuk është e mundur, të caktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare,” sqaroi qëndrimin e tij Bilçik.

I pyetur nëse një qeveri e mundshme e pakicës mund të sjellë reformat e nevojshme për të bërë përparim në rrugën evropiane, Bilçik u përgjigj se në fakt, qeveria aktuale në shumë raste ka qenë qeverie  pakicëa, sepse nuk ka pasur mbështetjen e shumicës në parlament. Zgjidhja është në dorën e politikanëve, theksoi ai dhe u bëri thirrje atyre që ta marrin seriozisht situatën dhe të gjejnë një rrugëdalje sa më shpejt nga kriza. “Unë do t’u bëj thirrje të gjithëve që të kërkojnë një zgjidhje më të mirë nga ajo që ofron qeveria aktuale, sepse një zgjidhje që nuk mbështetet në një shumicë të qëndrueshme në parlament nuk e afron Malin e Zi më afër BE-së dhe kjo duhet të ndryshojë,” tha Bilçik.

Duke komentuar protestat kundër formimit të qeverisë së pakicës, Bilçik tha se e drejta e qytetarëve për të protestuar është e padiskutueshme, por në një mënyrë që nuk thellon polarizimin dhe nuk rrezikon stabilitetin edhe ashtu të brishtë në shoqërinë malazeze. “Shpresoj që e ardhmja e Malit të Zi të vendoset jo në rrugë, por në institucionet që janë mishërim demokracisë”, tha ndër të tjera Bilçik.

  • 1

    Radio