Bilçik: Shpresojmë në një takim në fund të vitit në Mal të Zi
Prej tvteuta13:27, 14 Mars 2024
Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi për Stabilizim dhe Asocim, Vlladimir Bilçik, në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim tha se shpreson që takimi i radhës i atij komisioni të mbahet në fund të vitit në Mal të Zi.
“Shpresojmë se do të ndodhë vërtet sepse ky është një moment i mrekullueshëm për të inkurajuar të gjitha llojet e bashkëpunimit në një kohë kur Mali i Zi po bën hapa të besueshëm dhe të sinqertë drejt zgjerimit të Bashkimit Evropian, dhe ne nga ana e BE-së jemi të gatshëm ta mbështesim atë. ”, tha Bilçik.
Ai falënderoi të gjithë delegacionin e ardhur nga Mali i Zi dhe i uroi guxim, këmbëngulje dhe ambicie.
“Ajo që është e rëndësishme janë rezultatet. Nëse ka disa pengesa në rrugë, mos u dekurajoni. Shpresoj se përfundimi ynë i ardhshëm do të jetë se ju keni bërë një hap të madh dhe jeni në rrugën e duhur,” tha ai.
Ai tha se gjithmonë ka qenë mik i Malit të Zi dhe do të jetë i tillë.
Shpresoj se në të ardhmen do t’ju mirëpresim si një anëtar i ardhshëm i BE-së”, përfundoi Bilçik.