Bilanci tregtar i vendit 2,38 miliardë euro
Prej tvteuta25 January 2017
Bilanci i eksport –importit të mallrave në Mal të Zi në vitin e fundit, sipas të dhënave të MONSTAT, arriti në 2.38 miliardë euro, që është 10.5 për qind më shumë se në vitin 2015. Monstat njoftoi se vlera e mallrave të eksportuar është 325.8 milionë euro, që është 2.7 për qind më shumë se në vitin 2015, kurse importi i përgjithshëm ishte më e lartë me 11.8 për qind dhe arriti në 2.06 miliardë euro. Partnerët kryesorë ku eksportohet malli i nga Mali i Zi janë Serbia me 82 milionë euro, Hungaria me 35 milionë, dhe Bosnje e Herzegovina me 26.6 milionë. Sa i përket importit , më së shumti mall marrim nga Serbina, 457.1 milionë, Gjermania me 217 milionë dhe Kina me 184.6 milion euro.