BILANCI TRAGJIK
Prej tvteuta11:36, 11 Maj 2015
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka shpallur të përfunduar aksionin policor në Kumanovë, në të cilin u vranë 8 pjesëtarë të saj dhe së paku 14 pjesëtarë të grupit të armatosur që prezantohej si Ushtria Çlirimtare Kombëtare.
Gjatë përleshjeve që kanë zgjatur dy ditë, janë plagosur 37 pjesëtarë të policisë, ndërsa nga grupi i armatosur janë dorëzuar 30 persona.Në Maqedoni edhe sot është ditë zie.