Bilal Alaj: Realizuam me sukses planin vjetor të punës
Prej tvteuta10:00, 23 Janar 2016
Plani vjetor i punës për vitin 2015 i Qendres ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” Ulqin u realizua në tërësi.
Janë realizuar disa projekte dhe aktivitete të cilat dukshëm kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve të qëndrimit dhe punës profesionale në këtë qender-deklaroi për televizionin Teuta ,drejtori i kësaj Qendre – Bilal Alaj.
Me Ministrinë e Financave të Malit të Zi është nënshkruar kontrata në vlerë prej 14.985.67€,me çka kjo Qendër siguron dhomën senzorike. Së shpejti Qendra ditore “Sirena” do të pajiset edhe me këtë mjet bashkëkohor I cili do t’u shërbejë fëmijëve dhe të rinjëve me pengesa dhe vështirësi në zhvillim-shprehet drejtori – Alaj.