Bie numri i lindjeve në maternitet. Në vitin 2018 lindën 16 foshnje
Prej tvteuta10:20, 5 Janar 2019
Në Maternitetin e Ulqinit gjatë vitit 2018 kanë lindur 16 foshnje që është numër shumë më i vogël nga një vit më heret. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin , Pavle Marnikoviq tha për Televizionin Teuta se në rënien e numrit të lindjeve në maternitetin e Ulqinit kanë ndikuar shumë faktorë ,ku veçoi mungesën e sallës së operacionit dhe tranfuzionit të gjakut. Ai shprehet i shqetësuar po ashtu edhe për mosinteresimin e prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre me vaksinën MMR. Ai njoftoi se epidemia e fruthit  është aktive në Maqedoni,por që nuk përjashtohet mundësia e përhapjes edhe në Mal të Zi. Ai apeloi tek të gjithë prindërit që ti sjellin fëmijët e tyre për ti vaksinuar.