Rajoni/Bota Më shumë

Biden pranon të takohet me Putin për Ukrainën

Prej tvteuta09:21, 21 Shkurt 2022

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai amerikan Joe Biden kanë pranuar në parim të takohen në një samit, të propozuar nga homologu i tyre francez Emmanuel Macron.

Kushti i Shtëpisë së Bardhë është që takimi të mbahet vetëm nëse Rusia nuk pushton Ukrainën. Ishte Franca që e njoftoi takimin duke shpjeguar se samiti do të përfshinte më pas “të gjitha palët e përfshira” dhe do të fokusohej në “sigurinë dhe stabilitetin strategjik në Evropë”.

Përgatitjet për takimin SHBA – Rusi do të fillojnë të enjten. Ndërkohë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se Rusia duket se po vazhdon përgatitjet për një sulm në shkallë të gjerë mbi Ukrainën.

Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë të gatshme të imponojnë sanksione të shpejta dhe të rënda nëse Rusia zgjedh luftën. Në rajonet lindore vijojnë përplasjet e armatosura ku deri tani kanë humbur jetën 2 ushtarë dhe 3 civilë.

  • 1

    Radio