Aktuale Më shumë

Biden kërkon buxhet rekord për mbrojtjen

Prej tvteuta09:22, 29 Mars 2022

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka bërë kërkesë për buxhet rekord të mbrojtjes kombëtare në kohë paqeje, prej 813 miliardë dollarësh, pasi agresioni rus në Ukrainë nxiti kërkesat për rritjen e shpenzimeve ushtarake, raporton Sky News. Kërkesa e Bidenit ka caktuar 773 miliardë dollarë për Pentagonin.

Një shtesë prej 40 miliardë dollarësh është caktuar për programet e lidhura me mbrojtjen në Byronë Federale të Hetimit, Departamentin e Energjisë dhe agjenci të tjera, duke e çuar buxhetin e sigurisë kombëtare në 813 nga 778 miliardë dollarë sa ishte vitin e kaluar.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur mbështetjen ndaj shërbimit të mbrojtjes midis demokratëve dhe republikanëve, të cilët shohin kërcënim në rritje të sigurisë kombëtare të politikës së jashtme nga udhëheqësi rus, Vladimir Putin.

  • 1

    Radio