Biblioteka me vite pas asnjë investim. Çdo gjë me forcat e veta dhe ndihma
Prej tvteuta09:42, 9 Dhjetor 2018
Biblioteka e Ulqinit vazhdon të përballet me probleme të cilat kushtëzojnë funksionimin normal edhe pse angazhimet e të punësuarëve kanë bërë që gjendja, të paktën nga ana vizuale, të jetë më e përballueshme.
Udhëheqësja Ardita Rama tha për TV Teuta se përveç vonesave të pagave, ato vazhdojnë të kenë probleme edhe me vjetërsinë e inventarit, kurse libra të rinj ka vite që nuk kanë mundësi të blejnë. Titujt e vetëm që këto vite kanë hyrë në Bibliotekë janë vetëm ato në formë të donacioneve, kurse investimet e vetme janë në formë të ndihmave dhe bashkëpunimit me sektorin joqeveritar. Këto probleme, tha Rama, janë mungesë e investimeve të pushtetit lokal në Bibliotekë, të cilat nuk kanë ndodhur me vite.