Kulturë Më shumë

Biblioteka e Sh.F.”Gjergj Kastrioti Skenderbeu” , model për shkollat tjera

Prej tvteuta16:07, 27 Shkurt 2020

Biblioteka e shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu “ në Krajë posedon një fond prej  10 mijë librave apo 5000 tituj, që mund të tjetë model edhe për vende më të mëdha. Mësimdhënësja e gjuhës dhe letërsisë shqipe  dhe bibliotekistja,  Aishe Gjeçbritaj , tha per TV Teuta se biblioteka i plotëson të gjitha nevojat për nxënësit e shkollës në fjalë dhe se kohën e fundit është investuar në renovimin dhe plotësimin e saj me tituj të rinj. Ajo shprehet se nxënësit kanë interesim të madh për librat,sidomos për lektyrat shkollore të cilat të gjitha mund ti gjejnë në këtë bibliotekë. Ajo shprehu shqetësimin për numrin në rënie të nxënësve në këtë shkollë, por atyre që kanë mbetur nuk u mungon interesimi për lexim. 

  • 1

    Radio