Kulturë Më shumë

Besimtaret katolik festojne Pashkët

Prej tvteuta22:04, 21 Prill 2019

Besimtarët e konfesionit katolik në mbarë botën festojnë festën e madhe të Pashkëve. Me këtë rast një numër I madh I urimeve u është drejtuar të gjithë besimtarëve dhe klerikëve të besimit katolikë. Me këtë rast, edhe Arqipeshkvi I Tivarit imzot Rrok Gjonlleshaj, ka uruar të gjithë besimtarët duke përcjelluar mesazhin se Pashkët janë festë gëzimi dhe paqeje. “Pashkët dhe ringjallja e Zotit tone Jezu Krishtit është festa, mrrekullia më e madhe në historinë e njerëzimit. Ngjarja më e vjetër dhe më e rëndësishjmja, dielli I të gjitha festave,themeli dhe siguria e fesë tone. Eshtë plotësimi I të gjitha shpresave tona, plotësimi I shërbimit tonë, është ngadhnjimi I plotë I jetës mbi vdekjen, I të mires mbi të keqen, I dashurisë mbi urrejtjen, I dritës mbi terrin, I gëzimit mbi pikëllimin. Është festë gëzimi dhe paqeje e cila me fuqinë e tij hyjnore I mundësoi njeriut të ripërtrihet, të shërohet dhe të gjallërojë jetën e tij shpirtërore”,thuhet ne mesazhin e monsinjor Rrok Gjonlleshaj.

  • 1

    Radio