Sociale Më shumë

Beqa: Vakcina parandalon përhapjen e virusit

Prej tvteuta14:06, 29 Gusht 2021

Gjermania ka arritur vakcinimin e 60 % të popullësisë së vet dhe shteti nuk ka për momentin masa riguroze, të gjitha institucionet vazhdojnë veprimtarine e vet. Moshat e prekura janë vakcinuar dhe në këtë mënyrë janë më pak të rrezikuar, ndërsa moshat më të reja këtë obligim pritet ta kryejnë në periudhën e ardhshme, thotë për Tv Teuta mjeku Fahri Beqa. Me paraqitjen e variantit Delta i cili prek më tepër të rinjtë, grupmosha e pacientëve të infektuar, por edhe personave të shtruar në spital ka ndryshuar, shton dr. Beqa.

“Nëse vakcinoheni sot, mos pritni që nga nesër të zhvilloni imunitetin, nga doza e parë duhen 2 javë që të zhvillohet imuniteti kundër koronavirusit, e me marrjen e dozës së dytë atëherë duheni të pritni edhe dy javë që të zhvilloni imunitetin e plotë” thotë kardiologu Beqa. Ai apelon tek të gjithë që të vakcinohen në mënyrë që të ndalohet përhapja e virusit, por edhe të shmangen rastet e personave të cilët humbin betejën.

  • 1

    Radio