Sociale Më shumë

Behlul Skopeci ka nevoje per 600 euro !

Prej tvteuta20:44, 15 Nëntor 2017

Behlul Skopeci pothuajse pa asnje qindarka ne xhep ka udhetuar nga Prrejsi ; nje fshat qe ndodhet ne Librazhd te Shqiperise , me shprese qe ne Ulqin do te arrije te gjeje zgjidhje per problemin i cili e shqeteson. Pjesa me e madhe e shtepise se tije eshte shembur si pasoje e rreshqitjes se tokes , perderisa dimri sa vjen dhe behet me i eger, sidomos per tre femijet e tije dhe bashkeshorten por edhe per vete Behlulin i cili nuk ka se me cfare ta ndihmoje familjen e tij.

Ai kerkon 600 euro me qellim qe te arrije te rinovoje sepaku nje dhome te shtepise se shembur.

Perderisa largohej i perlotur dhe me mendimin qe naten ta kaloje ne ndonje Xhami te Ulqinit ( pasi qe as fjetjen nuk e siguron dot ), na tregoi qe femijet e tij kane nevoje per veshmbathje.

Gjate rruges nga pika kufitare ne Sukubine per ne Ulqin te cilen e ka bere me shkeputje , ka hasur ne nje person nga Katerkolla i cili ia ka siguruar nje numer kontakti te vlefshem Brenda terriorit te Malit te Zi.

Behluli poashtu thekson se eshte i gatshem te punoje cfaredo lloj pune ne kundervleren e ketyre te hollave ne menyre qe te siguroje catine mbi koke per familjen 5 anetareshe.

Neqoftese jeni ndier te prekur nga ky rast dhe keni deshire te ndihmoni , mund ta beni permes numrave te telefonit : 060 / 856 – 620 ose 00 355 68 812 8354

BEHET FJALE PER VETEM 600 EURO !

  • 1

    Radio