Slider

Aktuale Më shumë

Bëhet zyrtare miqësorja e Shqipërisë me kampionen evropiane

Prej tvteuta20 September 2022

Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll më 16 nëntor do të luaj miqësore me Italinë. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të hënën se miqësorja do të luhet në “Air Albania” në Tiranë. “Kjo miqësore ndaj kampiones në fuqi të Evropës, Italisë, është e para në histori që luhet në Tiranë dhe e dyta me fqinjët italianë, pas miqësores së 18 nëntorit të vitit 2014 në Genoa, ku Italia fitoi 1:0”, ka njoftuar FSHF-ja. Federata Shqiptare e Futbollit po punon për aranzhimin e një miqësoreje tjetër më 19 nëntor. Ndërkohë Shqipëria më 26 tetor luan me Arabinë Saudite.