Sociale Më shumë

Beharoviq dënohet me 6 muaj burgim

Prej tvteuta15:52, 16 Janar 2018

Hamid Beharoviq, banor i Ulqinit, është dënuar me 6 muaj burgim për arsye të pjesmarrjen në konflikte të armatosura jashtë vendit. Ai akuzohej se prej muajit prill të vitit 2015 deri në maj të vitit 2016 ka marrë pjesë në formacionet ushtarake terroriste të Shtetit Islamik në Siri.

Beharoviq ka mohuar të ketë marrë pjesë në luftime në anë të Shtetit Islamik duke thënë se atje ka shkuar se nga miku i tij Mirza Haklaj ka marrë informacione se në Siri mund të jetohet mirë. Beharoviq në Siri ishte larguar me gruan e tij Eminën dhe vajzën e vogël  nëpërmes Turqisë, dhe sipas thënieve të tija se arsyet kanë qenë fetare.

  • 1

    Radio