Begiq: Shkollat janë të sigurta vetëm nëse mbajnë maska

Prej tvteuta11:21, 29 Gusht 2021

Mbajtja e maskave nuk ka efekte të dëmshme në shëndetin e të rriturve ose fëmijëve, dhe kjo, tregohet nga studime të shumta që janë bërë në dy vitet e fundit, thotë Senad Begiq, konsulent i lartë shëndetësore i UNICEF, për Pobjeda.

Sipas tij, studimet e kryera midis punonjësve të shëndetësisë, të moshuarve dhe personave me sëmundje pulmonare obstruktive kronike, nuk treguan ndryshime në nivelet e oksigjenit ose dioksidit të karbonit gjatë mbajtjes së zgjatur të maskave të pambukut ose kirurgjikale ose gjatë pushimit ose aktivitetit fizik. Duke komentuar situatën e përgjithshme rreth fillimit të shkollës, Begiq thotë se ata e mirëpritën njoftimin se viti shkollor do të fillojë në kohë dhe se mësimet do të kryhen drejtpërdrejt, sepse është në interesin më të mirë të fëmijëve.

  • 1

    Radio