Sociale Më shumë

Begiq: Do të kemi shumë raste të reja në ditët në vazhdim

Prej tvteuta12:02, 29 Qershor 2020

Situata me koronavirusin e ri në Mal të Zi ishte e pritur, duke pasur parasysh numrin e madh të kontakteve që kanë bërë të infektuarit, kështu që mund të thuhet se do të ketë më shumë raste të reja, kështu deklaron epidemiologu Senad Begiq. Ai tha se koronavirusi na mësoi se mund të presim të papriturën, e cila është përsëritur që nga muaji Mars, kur menduam se do të kishte një rënie të sëmundjes. Ai kujton se, për fat të keq, kemi pasur dy vdekje gjatë fundjavës, gjë që përsëri na kujtoi se sa i rrezikshëm është virusi i koronës. Ai njoftoi se një pacient i cili humbi jetën ishte nga Tivari, kus=rse pacientja nga Rozhaja. Rithekson që të gjitha mbledhjet masive mbartin rrezikun e infeksionit dhe përhapjes së një virusi të ri.

 

 

  • 1

    Radio