Ekonomi Më shumë

Beçiq priti ish puntorët e Kripores së Ulqinit

Prej tvteuta18:45, 29 Janar 2021

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beciq u takua sot me ish-punëtorët e kësaj kompanie, Veselin Sasha Mitroviq dhe Dragisha Rosandiq. Duke folur për pozicionin e tyre, Beciq shprehu mirëkuptim për situatën komplekse në të cilën gjenden ish-punëtorët e Kripores së Ulqinit, të shkaktuara kryesisht nga procesi i dobët i privatizimit,thuhet në njoftimin e Kuvendit. Përfaqësuesit e punëtorëve e informuan kryetarin Beçiq për rëndësinë e Kripores jo vetëm për qytetarët e Ulqinit, por edhe për tërë Malin e Zi, dhe shprehën besimin se shumica e re parlamentare, në nivelin e organeve punuese parlamentare kompetente, do të shqyrtojë procesin e privatizimit të kësaj kompanie.

  • 1

    Radio