Aktuale Më shumë

Beçiq për vizitë zyrtare në Azerbejxhan

Prej tvteuta13:56, 15 Janar 2022

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Azerbajxhan nga data 17 deri më 19 janar të këtij viti. Me këtë rast, thuhet në deklaratën e Kuvendit, ai do të ketë një sërë takimesh me zyrtarët më të lartë shtetërorë, përkatësisht: presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, pastaj kryeparlamentarin Sahin Gafarov, kryeministrin e Azerbajxhanit Ali Asadov dhe ministrin e Jashtëm Zhejan Bajram.

Gjatë qëndrimit në këtë vend, Beçiq do të vizitojë edhe zyrën e konsullit të nderit të Malit të Zi në Azerbajxhan, Vugar Aliyev. Me këtë rast, kryetari i Kuvendit do të vizitojë ndërtesën e Parlamentit të Azerbajxhanit dhe do të nënshkruhet në “Librin e Nderit” në Sallën Përkujtimore të Heydar Aliyev-it dhe më pas do të marrë pjesë në darkën zyrtare të organizuar për nder të tij nga Sahib Gafarov, President i Parlamentit të Republikës së Azerbajxhanit.

  • 1

    Radio