Aktuale Më shumë

Beçiq për inciativën e URA: Tradhëti e lartë

Prej tvteuta18:38, 19 Janar 2022

Lidhur me situatën aktuale politike në Mal të Zi, u prononcua edhe kryetari i Kuvendit dhe lideri i Malit të Zi Demokratik Aleksa Beçiq. Në deklaratën e tij thuhet se Mali i Zi më 30 gusht të vitit 2020 votoi për ndryshime thelbësore, refuzim të praktikave katastrofale që zgjatën 30 vjet, bartës të së cilës ishin PDS dhe satelitët e saj.

“Një përkushtim i tillë u konfirmua nga qytetarët malazezë në të gjitha zgjedhjet lokale që nga ajo kohë , dhe një vulë të veçantë kanë dhënë fitoret bindëse që kemi arritur edhe në bastionet tradicionale të opozitës aktuale”, tha Beçiq. Në fushatën zgjedhore, tha ai, “të gjitha subjektet politike që më vonë formuan shumicën parlamentare e kanë bërë të qartë se nuk do të bëjnë asnjë marrëveshje pas zgjedhore me PDS-në”.

“Është hipokrizi politike që ata që refuzuan rikonstruksionin e Qeverisë duke këmbëngulur për një qeveri eksperte, tani shprehin gatishmërinë e tyre për të formuar një qeveri politike së bashku me PDS”. Beçiq shton se do të jetë nder i veçantë për të të shkarkohet nga puçistët, dhe të dalë i pastër para qytetarëve të Malit të Zi. “E kam më shumë se kurrë forcën dhe vullnetin që të vendosem në krye të frymës së 30 gushtit dhe të çoj drejt fitores kundërshtarët e regjimit të dikurshëm dhe nacionalizmit shpellor, e tani kundërshtarë të tradhtarëve, në një fitore të re të Malit të Zi evropian, të zhvilluar, të ndershëm, krenar dhe e lumtur , Dhe, nëse nuk keni për turp, tradhtone popullin, se populli do ta dijë se ta njohë këtë”, tha ndë të tjera Beçiq.

  • 1

    Radio