Sociale

Sociale Më shumë

Bastiset shtëpia e të dyshuarit për peshkim me dinamit

Prej tvteuta25 October 2017

Policia e Malit të Zi sot ka kryer  aksione në të gjithë qytetet bregdetare në kuadër të luftës kundër peshkimit ilegal me dinamit. Në Ulqin me këtë rast forcat policore kanë kryer kontrollin e banesës së personit me inicialet S.H dhe kanë sekuestruar një armë gjoje për të cilën pronari nuk kishte leje. Në qytetet e tjera gjatë aksionit u sekuestran sasi të mëdha të lëndëve eksplozive , për të cilat dyshohet se do të përdoreshin për peshkim ilegal, kurse ndaj personave që i kishin në pronësi do të ngrihet padi penale, njoftohet nga Drejtoria e Policisë. Nga ky insitucion bëjnë të ditur se qytetarët e Ulqinit mund të paraqesin aktivitetet ilegale në det në numrin e telefonit 067 187 196.