Sociale Më shumë

Bashkësia Islame dhuron 130 pako për bashkvendasit në nevojë

Prej tvteuta15:13, 17 Janar 2022

Këshilli i Bashkësisë islame në Ulqin, nëpërmjet komisionit të vet “Bereqet”, kanë shpërndarë këto ditë 130 pako për familjet në nevojë në komunën e Ulqinit por kësaj radhe nuk harruan edhe Krajën. Ato edhe vitin që lamë pas bënë vazhdimisht donacione të këtij lloji pothuaj se për çdo muaj,dhe për këtë kryetari i komisionit “Bereqeti” Mirsad Muçaj duke falenderuar Zotin por dhe donatorët shprehet i kënaqur.

Duke pasur parasysh se një kohë e shkurtër na ndanë nga festat e besimit Islam siç është Ramazani dhe Bajrami pikërisht Ramazani me datë 1 prill, Mirsad Muçaj gjen rastin të i’u drejtohet qytetarëve që sado pak të solidarizohën dhe të i’u dalin në ndihmë bashkvendasve në nevojë .

  • 1

    Radio