BASHKËRISHT KUNDËR ISISIT
Prej tvteuta09:52, 23 Korrik 2015
Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij turk, Tayyip Erdogan u pajtuan që të punojnë së bashku në parandalimin e luftëtarëve të huaj, të cilët përmes kufirit të Turqisë, i bashkohen IS-it.
Të dy liderët, kanë zhvilluar një bisedë telefonike më 22 korrik, ku janë pajtuar gjithashtu që të thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër Shtetit Islamik, thotë Shtëpia e Bardhë.