BASHKËPUNIMI INSTITUCIONAL JEP REZULTATE
Prej tvteuta3 July 2015
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi , Genci Nimanbegu deklaroi për Televizionin Teuta se është takuar në Podgoricë me zyrtarët e komuniteteve të Kosovës, të përfaqësuar në Zyrën respektive të Presidentet Jahjaga. Krahasuar me popujt pakicë në Malin e Zi, kanë një pozitë shumë të avansuar. Nimanbegu tha se, në Televizionin publik të Kosovës kanë redaksitë e tyre edhe kryeredaktorët janë nga radhët e pakicës përkatëse, jo sikur në Televizionin e Malit të Zi, redaktori nuk është shqiptar, por së afërmi me zyrtarët e RadioTelevizionit të Malit të Zi do ta shqyrtoj.