Politikë Më shumë

BASHKËPUNIM NDËRMJET ULQINIT E DEÇANIT

Prej tvteuta16:32, 4 Korrik 2015

 Kryetari i Komunës  së Ulqinit Fatmir Gjeka  priti në një takim pune Kryetarin e Decanit Z. Rasim Selmanaj  dhe bashkëpunëtorët  e tij .

Bashkëpunimi  ekonomik, kulturor dhe sportiv  ishte në  qendër të vëmëndjes së dy kryetarëve të cilët u pajtuan se ata   mund  të shënojnë një avansim të madh, jo vetëm për shkak të lidhjeve të shumfishta  që ekzistojnë  ndëmjet dy  qytetave, por së fundi  dhe  rruga që po ndërtohet   Decan -Plavë  mund  ti japë  edhe një  shtytje më të  madhe këtij bashkëpunimi .

Po ashtu , në takim u hodh ideja për  binjakëzimin e Ulqinit me  Decanit , ndërkohë që   u bë ftesë   zyrtare  që  Kryetari   Gjeka dhe  bashkëpunëtorëve të tij  të  jenë  në Decan në fund  të këtij muaji ku mbahet manifestimi,, Ditët e diasporës,,  e  ku një ditë e vecantë i dedikohet turizmit   ku  Ulqini ka vendin qëndror.

  • 1

    Radio