Aktuale Më shumë

Bashkëpunim më i ngushtë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

Prej tvteuta14:27, 16 Tetor 2023

Vetëm bashkëpunimi më i ngushtë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të çojë në përparimin e rajonit dhe afrimin e tij me BE-në, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ai këtë e tha në Samitin e liderëve të Procesit të Berlinit në sesionin e parë “Integrimi i rajonit në tregun e përbashkët dhe përmirësimi i konvergjencës me BE-në”.

“Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, Abazoviq theksoi se vetëm bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të çojë në përparimin e rajonit dhe afrimin e tij në BE”, tha Abazoviq.

Kryeministri, siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, përshëndeti nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes Rajonale për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale si vazhdimësi e marrëveshjeve të nënshkruara më parë në Samitin e kaluar në Berlin, e cila, siç tha ai, do të sjellë përfitime shumë të prekshme për qytetarët tanë, mundësi punësimi dhe akses në tregun e punës në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Abazoviq theksoi se, me qëllim të integrimit më të ngushtë rajonal, Mali i Zi ka filluar projekte për përmirësimin e infrastrukturës rrugore drejt të gjitha vendeve fqinje, të cilat do të kontribuojnë në lëvizshmëri më të madhe të ndërsjellë, dhe në këtë mënyrë në marrëdhënie të shkëlqyera rajonale dhe fqinjësore të mirë”, thuhet në deklaratë.

Duke komentuar sfidat globale të sigurisë, kryeministri, siç shtohet në njoftim, përsëriti mbështetjen e Malit të Zi për Ukrainën në mbrojtje kundër agresionit rus.

“Në kontekstin gjeopolitik, ai përsëriti dënimin e qeverisë së Malit të Zi për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, ndërsa bëri thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar, kursimin e civilëve në Rripin e Gazës dhe dërgimin e ndihmave humanitare për ata që kanë nevojë ”, përfundon deklarata.

 

  • 1

    Radio